Valon Berisha, futbollisti i përfaqësueses së Kosovës që luan për salzburg në Austri, kohët e fundit është një nga futbollistët më të kërkuar në merkato.

Paraqitja kundër Lazio-s në “Europa League” tregoi shumë për shqiptarin, i cili u dalluar për shpirtin e madh të garës dhe saktësinë e veprimeve në fushën e lojës.

Jo më kot edhe drejtori sportiv i Lazio-s, Igli Tare, u shpreh se mesfushori 26-vjeçar është nën shënjestrën e ekipit të tij. Por për të blerë Berishën Lazio duhet të fillojë t’i bëjë mirë llogaritë, pasi sipas mediave angleze në garë për shërbimet e tij është futur edhe Liverpool.

Të kuqtë kërkojnë një zëvendësues te James Milner dhe mesfushori energjik i Salzburg duket zëvendësuesi ideal.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb