Nëse doni që dashuria juaj të mos përfundojë kurrë, duhet ta ruani atë në një vend ku vetëm ju mund ta hapni.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Mund t’ju duket e çuditshme por ekziston një bankë e dashurisë në Sllovaki, e quajtur, “Banska Stiavnica”.

Në depozitat e Bankës së Dashurisë së Sllovakisë janë 2,900 vargje të poezive romantike, kuti me unaza martese, letra të Luftës së Dytë Botërore dhe madje edhe bileta nga filmi i parë që çiftet kanë parë së bashku.

Në ekspozitën e bankës ndodhet poezia e vitit 1846, “Marina”, prindërit e së cilës u martuan me një burrë tjetër, në vend që ta linin atë të martohej me studentin dhe poetin e varfër Andrej Sladkovic.

“Unë mendoj se historia është e shkëlqyer kur dashuria, pa marrë parasysh pengesat, zgjati përgjithmonë,” tha Eliska Galisova, e cila ende nuk kishte zgjedhur se çfarë do të zgjidhte bashkë me të dashurin e saj Matus Rezny. (Atsh)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb