TIRANË

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar përmes një statusi në twitter, pas vizitës së kryer sot në SPAK ku sikundër shkruar është takuar me hetuesit e rinj të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Znj. Kim shkruan në postimin e saj hetusit e rinj të BKH janë duke përfunduar trajnimin ndërsa shton se puna e tyre është e rëndësishme dhe e vështirë, por ata do të kenë sukses.

“Sot u takova me hetuesit e BKH-së, të cilët po përfundojnë trajnimin. Puna e tyre është e rëndësishme dhe e vështirë, por ata do t’ia dalin.Populli shqiptar ka shpresë tek ta; familjet e tyre janë krenarë për ta; Shtetet e Bashkuara do t’i mbështesin fort në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar””- shkruan ambasadorja amerikane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: