Në Spanjë, negociatat mes Inter dhe Barcelonës për transferimin e Lautaro Martinez në “Camp Nou” janë kthyer në çështje, ku nuk mungojnë as akuzat. “Mundo Deportivo” nuk përdor lojëra fjalësh por akuzon drejtë për drejtë drejtorin e deleguar të Inter, Beppe Marotta duke i përkufizuar fjalët e tij mbi klauzolën e Martinez si jo të vërteta. E përditshmja spanjolle i referohet disa zërave të brendshme nga klubi i Barcelonës të cilët i kanë thënë se nuk ekziston afati, 7 korriku, si data kur argjentinasit i skadon klauzola e tij e largimit.

Mundo
Mundo

Në Spanjë janë të bindur se klauzola i skadon më 15 korrik dhe për këtë arsye e kanë marrë me qetësi transferimin e tij. Lautaro do të jetë një lojtar i Barcelonës por blaugranët nuk do të paguajnë 111 milion euro, aq sa pretendon Inter por maksimumi do të paguajnë 70 milion euro plus kartonin e Junior Firpo. Çështja Martinez është futur tashmë në pikën më të nxehtë ku mes palëve nuk mungojnë as akuzat. I vetmi i cili qëndron i qetë dhe në heshtje është Lautaro Martinez, sulmuesi argjentinas është totalisht i fokusuar për të qenë gati për rifillimin e sezonit, në pritje për të kuptuar se çfarë do të ndodh me të ardhmen e tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb