Nga “As” te “Marca”, në Spanjë janë të sigurt: Barcelona ka piketuar trajnerin e së ardhmes, një të famijes që në mesfushë u bë lider i padiskutueshëm i skuadrës më spektakolare të shekullit të ri.

Sipas “As”, Barcelona po kërkon Zidanin e saj dhe e ka gjetur te Ksavi Hernandez, duke i ofruar drejtimin e skuadrës deri në vitin 2022 trajnerit që aktualisht po trajnon në Katar. Abidal dhe Oskar Grau janë mbështetësit kryesorë të kësaj piste.

As Xavi
As Xavi

Edhe “Mundo Deportivo” ka të njëjtën pistë. Edhe sipas gazetës katalanase, Valverde ka mbetur pa kredite pas humbjes në superkupë. Emri i Ksavit gjendet në faqen e parë të kësaj gazete, ndonëse sipas “Mundos”, Barça ka kontaktuar dhe me trajnerë të tjerë.

As Mundo
As Mundo

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb