Katalanasja “Sport” shkruan ditën e sotme se Barcelona ka vendosur për të konfirmuar Kike Setien në krye të stolit dhe për sezonin e ardhshëm. Kanë qenë shumtë problemet e trajnerit që mori vendin e Ernesto Valverdes në janar: dëmtimet, kriza institucionale dhe koronavirusi. Zhvendosja e Euro2020 për vitin e ardhshëm ka larguar nga rruga e tij Ronald Kumanin.

Kuman ishte një nga emrat e preferuar për stolin blaugrana, por tashmë aventura e tij me Holandën do të zgjasë dhe për të paktën një vit. Ndaj për sezonin 2020-2021, do t’i besohet trajnerit që në 12 ndeshjet e luajtura deri më tani ka koleksionuar 8 fitore, një barazim dhe tre humbje, përfshirë dhe klasiken me Real Madridin.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb