I shtruar prej 9 ditësh në spitalin Evangelismos në Athinë për shkak të infektimit nga koronavirusi, kryepeshkopi i Tiranës-Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas është në gjendje të qëndrueshme.

Kështu bën të ditur për “BalkanWeb”, ambasadorja shqiptare në Greqi Luela Hajdaraga, e cila vijon interesimin e vazhdueshëm për gjendjen e kreut të Kishës Ortodokse shqiptare.

Kryepeshkopi Anastas vijon kurimin dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve të spitalit grek.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb