Një çift bashkëshortësh nga qyteti i Korçës kanë humbur jetën nga virusi Covid 19. Sipas burimeve çifti i moshës 69 – 70 vjeç prej 2 javësh ishin infektuar nga koronavirusi, ndërsa gjatë ditëve të fundit gjendja e tyre shëndetësore ishte përkeqësuar duke u trajtuar në spitalin e Korçës.

Mësohet se çifti i bashkëshortëve ishin prindërit e drejtorit të Spitalit Rajonal të Korçës, Litjan Broka ndërsa burimet shtojnë se ka qenë nëna e drejtorit të spitalit ajo që ndërroi jetë e para ndërsa pas pak orësh ndërroi jetë edhe babai i tij. Thanas dhe Loreta Broka kanë ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme. Thanas Broka ka qenë kreu i PBDNJ në Korçë dhe prefekt në qarkun e Beratit në vitin 2004.

Thanas Broka
Thanas Broka

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb