Në sytë e Sylvinho-s, trajnerit të ri të Kombëtares, Adrian Ismajli zbriti si titullar në fushë për Empolin, status që nuk ndryshon asnjë herë, ndërsa Nedim Bajrami nuk shijojë asnjë minutë, i “ngujuar” në pankinë nga Zaneti. Ekipi toskan siguroi një trepikësh të artë përballë Sampdoria-s fal një goli të shënuar nga Ebuehi në minutën e 55-të.

Në fundin e sfidës, Sampdoria barazoi shifrat, por gjyqtari i takimit pas konsultave me sistemin VAR anuloi gjithçka për prekje të topit me dorë duke bërë që festa e Empolit të ishte e plotë. Adrian Ismajli doli nga ndeshja në fund i dëmtuar, ndërsa u vlerësua nga mediat me notën 6,5.

Ismajli
Ismajli

Edhe trajneri Zaneti në fund u ndal tek Ismajli duke theksuar se përpara se mbrojtësi kuqezi të dilte nga fusha i dëmtuar ekipi i tij kishte gjithçka nën kontroll.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb