Një grup shkencëtarësh të Institutit të Teknologjisë në Masachusets të SHBA kanë zbuluar dizenjimin e një mjeti që do të udhëtojë në tuba pa ajër.

‘Hyperloop’ është një sistem konceptual transporti ku me anë të të cilit pasagjerët mund të transportohen me anë të një mjeti në formë anije në më shumë 1 mijë kilometër në orë.

Sipas planit, mjeti lëviz brenda një tubi me vakum, d.m.th pa ajër.

Kompania ‘SpaceX’ thuhet se do të marrë përsipër ndërtimin e një tubi testues dhe projekti do të nisë të marrë formë verën e vitit 2016.

Kjo ide është njoftuar që në vitin 2013 nga Elon Musk, një ndër sipërmarrësve të njohur në SHBA./TechSot.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: