Nga ANISA YMERI* TIRANË- Një dramë e cila veç të tjerash është edhe politike!!! Të gjithë janë në kërkim të daljes, ky është kumti dhe titulli gjithashtu i pjesës së shkruar nga Albatros Rexhaj e që vjen premierë këtë fillimvit në skenën e Teatrit të Metropolit, me regji të Rozi Kostanit. Shkrimtari ka kryefjalë të tij protestën, dhe kjo dramë s’mund të mos jetë një lloj revolte për atë çka ne nuk mundemi të bëjmë apo të themi.

Për regjisoren Rozi Kostani, është një dramë që komunikon me realitetin individual dhe atë kolektiv…dhe gjithçkaje është bërë kujdes t’i vishen të gjithë elementët skenikë.

Protagonistë kryesorë të shfaqjes janë aktorët Alfred Trebicka dhe Laura Nexha. Prej specifikës që mbart, është dashur koreografi…që të flitet me gjuhën e trupit, çka e ka kuruar Arjan Sukniqi. Ndërsa skenografia dhe kostumet janë realizuar nga Laedia Hajdari.

Premiera e shfaqjes shënohet mbrëmjen e 9 janarit në skenën e Teatrit të Metropolit për të vijuar të shfaqet përgjatë fundjavave në kryeqytet.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb