Manchester City është në telashe. Kohët e fundit po flitet shumë për një thyerje të rregullave të Fair Play Financiar nga “Qytetarët” dhe nëse vërtetohet diçka e tillë, masat e marra do ishin vërtetë të rënda.

Bëhet fjalë për periudhën nga viti 2009 deri në vitin 2018 dhe numri i rregullave të thyera shkon në 100. Siç raportohet nga Sky Sports, shumë klube të Premier ligës po bëjnë presion për përjashtimin e Manchester Cityt.

Mes klubeve që po kërkojnë me insistim veprimin e organeve kompetente janë skuadra të mëdha si Man United, Liverpool, Arsenal, Chelsea dhe Tottenham.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb