Kreu i Kishës Serbe të Deçanit në Kosovë, Sava Janjiç komenton zhvillimet politike në rajon dhe shpreh hapur entuziazmin për shqiptarin Dritan Abazoviç.

Janjiç ka shpërndarë në faqen e tij fjalimin e politikanit shqiptar nga Mali i Zi, i cili ka lidhur një aleancë me partitë proserbe.

Ndërsa e shoqëron me duartrokitje, Janjiç shpërndan videon ku Abazoviç deklaroi në Parlamentin e Malit të Zi se nuk kishte asnjë kompleks që negociatat për qeverinë e re i kishte bërë në Manastirin e Ostrogut, nën kryesinë e Mitropolitit Amfilohije. “Nuk do të shkoj kurrë në Splendit apo Hilton, më mirë në Manastir në kishë, xhami a ku të jetë”, tha Dritan Abazoviç dje në Kuvend.

Ndërkaq, përveç kësaj shpërndarje, kryeprfti serb i Kosovës, ka dhënë edhe një tjetër qëndrim politik për situatën.

“Ndoshta dikush pret urime nga Sarajeva, Zagrebi, Tirana dhe Prishtina. Unë mendoj se ata ende po mbajnë zi për Gjukanoviç me admirues të tjerë të ‘karakterit dhe veprës’ së tij 30-vjeçare. Unë i përgëzoj deputetët e Parlamentit të Malit të Zi për zgjedhjen e Kryeministrit të caktuar për përbërjen e Qeverisë Malazeze si dhe Presidentin e Parlamentit. Zdravko Krivokapiç dhe i uroj Beçiçit shumë sukses, mençuri dhe forcë në sfidat që priten përpara. Sfidë për të drejtuar vendin –motër, Malin e Zi në rrugën e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit”, shkruan nipi i mbretit të fundit të Jugosllavisë, pjesë e dinastisë Karagjorgjeviç”, tha kleriku.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb