Spanja është një përfaqësuese që të bën të vuash në fushë, “furitë e kuqe” me kontrollin e tyre dehës të topit, detyrojnë rivalët të vrapojnë pafund, për këtë është i vetëdijshëm Edy Reja dhe stafi i tij. Nuk është e lehtë të përgatisësh një sfidë të tillë, për këtë arsye kërkohen lojtarët më në formë.

277169247 4784258281673363 5450341179290578205 N
277169247 4784258281673363 5450341179290578205 N

Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet në Barcelonë dhe atmosfera duket shumë pozitive, të gjithë lojtarët janë në dispozicion të italianit, me përjashtim të Amir Abrashit. Në ditën e tretë të grumbullimit, italiani ka shtuar dozat e ngarkesës, nga ushtrime fizike për të kaluar më pas në pjesën taktike.

276307367 4784258275006697 7128408589075755402 N
276307367 4784258275006697 7128408589075755402 N

Impenjimi i lojtarëve kuqezi ka qenë maksimal, të gjithë dëshirojnë të bindin Edy Reja për të fituar një fanellë titullari në këtë sfidë vitrinë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb