ITALI – Italiania Ilaria Cadorin takoi rastësisht në tren këngëtaren e njohur Elisa dhe shkoi në faqen e saj në “Facebook”, ndjesinë dhe mendimet që i kishte transmetuar sjellja e saj. Rrëfimi me fjalë të thjeshta u shpërnda plot 9 mijë herë dhe mori 18 mijë like në rrjetin social “Facebook”.

“Isha përballë këngëtares Elisa në tren. Askush nuk e vë në diskutim famën, suksesin dhe sigurisht pasurinë e saj. Por ishte veshur në një mënyrë shumë të thjeshtë dhe sillej me një përulësi të jashtëzakonshme, aq sa ndihmoi një nënë të zbriste karrocën e fëmijës nga shkallët e trenit. Nuk kishte truproje rreth saj. Ishte e vetme në tren dhe kishte një çantë të thjeshtë, as Hermes, as Luis Vuitton e as Chanel. Mendoj për të gjithë ato gra që bëjnë si të pasura edhe kur s’kanë asgjë, as nga ana materiale as nga ana njerëzore. Mendoj për të gjithë ato gra që kanë nevojë të maskohen me objekte e sjellje, për të fshehur varfërinë që kanë. Sa më të vegjël janë, aq më shumë kanë nevojë të duken të mëdhenj.”- shkruan Ilaria Cadorin në faqen e saj në FB.

Këto fjalë të thjeshta morën pëlqimin e 18 mijë personave në rrjetin social. Ilaria publikoi edhe një foto të këngëtares Elisa në tren, mbi të cilën shkruante “E thjeshtë, e përqëndruar, e përulur.”
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: