Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një video nga Tropoja, ku kandidati për deputet në këtë zonë, Petrit Malaj shprehet se qytetarët duhet të votojnë për PS-në, që edhe Tropoja të ndryshojë.

Në video, kanë komentuar shumë qytetarë, ndërsa kreu i qeverisë iu ka kthyer përgjigje komentuesve. Një prej tyre, shprehet se kryeministri do marrë në Tropojë humbjen më të thellë ndonjëherë.

Rama i përgjigjet komentuesit: “Mëso të shkruash shqip të paktën se humbjen dhe fitoren e ndan populli, jo analfabetët funksional me dy gishta përpjetë, që xhirojnë goma rrugëve e bëjnë thirrje për të vrarë njerëz!”.

Një tjetër komentues shkruan se në 30 vjet, në shumë vite, Tropoja është qeverisur nga PS e se Partia Socialiste nuk ka bërë gjë për këtë krahinë.

Edhe këtij komentuesi, kryeministri ka zgjedhur t’i kthejë përgjigje, por shkurt: “Hapi sytë dhe shiko”.

  • foto galeri
  • foto galeri

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb