Teksa na ndajnë vetëm pak orë nga çelja e fushatës elektorale të PD-së, kandidatja për deputete, njëherësh drejtuese politike e qarkut të Tiranës, Jorida Tabaku ka treguar detaje nga ceremonia.

Në një lidhje për ‘News24’ Tabaku, në praninë e gazetarit Osman Stafa nga sheshi ‘Nënë Tereza’ tha se të pranishëm në tubimin që do të nisë në orën 17:30, do të jenë 222 kandidatët për deputetë të zgjedhjeve të 25 prillit. Ajo theksoi se ndryshe nga herët e tjera, kjo fushatë do të jetë larg asaj tradicionale, ndërsa sot paralajmëroi se do të ketë supriza. Tabaku tha se në tubim fjalën do ta marrin folës politikë dhe jopolitikë.

“Nuk është një fushatë tradicionale dhe klasike duke respektuar kushtet e pandemisë. Kemi kërkesa nga qytetarët që të jenë në hapje të fushatës. Do të ndërthurim si elementët tradicionale dhe ata klasikë. I kemi bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen masivisht për të ndjekur fushatën. Do të ketë surpriza s’dua t’i them. 222 kandidatët do të jenë këtu, në platformat e ngritura. Do të ketë kandidatët që flasim, Do i drejtohemi qytetarëve shqiptare siç i jemi drejtuar muajve të fundit. Kemi ngritur logot e PD, siç është dhe numri 9. Po dëgjojmë dhe disa nga këngët që do të shoqërojnë fushatën.”, tha Tabaku.

Pyetje: Sa e vështirë do të jetë për PD shpjegimi i programit tuaj në një kohë pandemie, pasi s’do kemi grumbullin të qytetarëve?
S’jemi në kushtet tona optimale, por PD ka qenë duke i zbatuar kushtet. Nga ana tjetër se kemi parë këtë. Jemi duke respektuar jetën e qytetarëve. Në janar kemi lançuar programet për 20 sektorë. Kanë punuar 500 ekspertë më të mirë. Kemi filluar që programit teknik ta detajojmë. Kërkesa për t’u mbledhur me qytetarët është e jashtëzakonshme. Jemi përpjekur që të fokusohemi tek takimet derë më derë. Që në janar të këtij vit kemi qenë derë më derë në të gjithë territorin. Të them të vërtetën, Tirana megjithëse duhet të ishte qendra e zhvillimit dhe punësimit, por është në situatë të vështirë. Kontakti derë më derë, mundësia për të folur me gjithkënd për programin e PD dhe problematikat e tyre, ka krijuar mundësinë që të bashkëbisedojmë më ta. Të sigurojmë që kjo nuk është fushatë normale.

Në 17:30 do nis fushata. A do të keni dikë që do t’i ndalojë qytetarët që mund të afrohen? Si është menduar?
S’kemi bërë thirrje për qytetarët që të afrohen. Është e paevitueshme. Këtu duke ndenjur bashkë afrohen qytetarë për të marrë pjesë. Jemi përpjekur që të ruajmë distancën. Por ju siguroj që do të ketë surpriza. Do të mbahet mend si fushata model qytetare siç di PD.

Kush do të flasë?
Detajet do ja lëmë orës 17:30. Do ketë një kombinim të folësve politikë me ato jopolitik. Sot kemi arritur në atë nivel ku qytetarët nuk duan që të dëgjojnë fjalë, por duan të dëgjojnë shpresën.

Çfarë do të ndodh një ditë më pas? Si do të jetë fushata juaj ??
E nesërmja e në vazhdim do të jetë 10 herë më shumë se sa kemi bërë deri tani. Do të vazhdojmë të intensifikojmë me qytetarët. S’ka për të ngelur derë pa u rënë, qytetarë pa u takuar, deri sa ne të kontaktojmë me ata që duan të flasin. Sapo vij nga një takim me të rinjtë, kemi mbështetjen e jashtëzakonshme të tyre. Qyteti i Tiranës do t’i prijë ndryshimit. Unë të siguroj që me të gjithë mundësitë që na lejon situata aktuale, PD do të jetë në kontakt me qytetarët. Do fokusohemi tek njerëzit, tek e ardhmja. Qytetarët duan që të dinë se çfarë do të ndodh pas 25 prillit. Do ju tregojmë qytetarëve çdo ditë se si do të qeveriset pas 25 prillit. Është e rëndësishme që të votojmë, kushdo duhet të votojmë. Këto nuk janë zgjedhjet as për Bashën, as për Ramën, por për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Për xhepin e bizneseve, qytetarëve. Ftoj qytetarët që të votojnë nr.9.

 

(BalaknWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb