Deputeti i PD-së Tritan Shehu akuzon Kuvendin se ka shkelur rregulloren duke bllokuar Rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë.

Ai rendit disa pika si shkelje teksa thekson se kjo, në turpin e këtij Kuvendi, realizohet vetëm nga presionet e Vuçiçit dhe pasojat e “Ballkanit të hapur”!

POSTIMI I PLOTË
Kuvendi sot:
Shkelet përsëri rregullorja duke bllokuar Rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë në disa pika:
1- Është shkelur afati 3-ditor për t’u diskutuar në Konferencën e Kryetarëve prej momentit të depozitimit të kërkesës, sot kanë kaluar tre javë.
2- Konferenca e Kryetarëve nuk vepron në fshehtësi. Ajo është e detyruar të publikojë rendin e ditës më parë dhe më pas çështjet që u diskutuan, gjë që nuk ekziston.
3- Është detyrim të thirren dhe firmëtarët e kërkesës në Konferencën që do të diskutonte Rezolutën, gjë që nuk është kryer.
4- Konferenca e Kryetarëve nuk mund ta dërgojë atë kërkesë në Komisionin e Jashtëm, por vetëm direkt në seancën plenare, pa mirëkuptimin e autorëve. Vetëm autorët e kanë këtë të drejtë e askush tjetër!
Pra qartësisht deri tashti kemi vetëm shkelje të Rregullores për të mos lejuar kalimin në seancë plenare të kërkesës për Mocion me debat të finalizuar me Rezolutë, për të njohur e dënuar gjenocidin serb në Kosovë, kërkuar nga një grup deputetësh.
Pa asnjë dyshim kjo, në turpin e këtij Kuvendi, realizohet vetëm nga presionet e Vuçiçit dhe pasojat e “Ballkanit të hapur”!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb