Vedat Muriqi duket se do të jetë pjesë e Lazios. Bomberi nga Kosova që aktivizohet me Fenerbahçen në Turqi do t’i kushtojë  Lotitos 18 milionë euro.

Një gazetar turk Yağız Sabuncuoğlu e ka bërë fakt të kryer transferimin e Muriqit. Besohet që tek transferimi i tij të ketë gisht pikërisht Igli Tare, ish- sulmuesi i kombëtares shqiptare, aktualisht drejtor sportiv i Lazio-s i dalluar për merkato cilësore por edhe për afrimet e shqiptarëve tek skuadra italiane.

Muriqi gjatë 2020 ka pasur interesime të shumta madje dhe nga Manchester United, Totenham dhe Leicester por asgjë konkrete. Në rast kalimi tek Lazio, ai do të jetë krah për krah me sulmuesin me më shumë gola në Europë të sezonit që lamë pas, Ciro Immobilen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb