Libri më i shitur në botë është Bibla, por dorëshkrimi i shenjtë është interpretuar në mënyra të ndryshme nga fe të ndryshme. Të shtunën në Uashington është hapur një Muzeum i ri i Biblës, me fonde private. Ai ndodhet pranë ndërtesës së Kapitolit, në të janë ekspozuar artifakte të lashta të sjella nga shumë vende të botës, si dhe paraqitje interaktive të Biblës. Por ky muzeum ka ngjallur jo pak diskutime:

Nuk është për t’u çuditur, që në Muzeun e Biblës ka shumë Bibla… dhe muzikë biblike…histori të shkruara në hebraisht, madje edhe veshje të modës me dizenjo me temë biblike.

Bibla është e rëndësishme, sepse ajo ndihmon të mësosh për jetën, thotë Tony Zeiss, drejtori i Muzeumit.

“Mëson shumë gjëra në këtë muze, por ne jemi përqëndruar tek rrëfimi dhe ndikimi i historisë. Do të donim që vizitorët të angazhohen më tepër personalisht tek ky libër i mahnitshëm”, – thotë drejtori i muzeut.

Ai thotë se muzeumi nuk ka për synim të krijojë përçarje dhe eksponatet e vendosura në disa kate të një ndërtese të madhe, janë projektuar nga më tepër se 100 studjues, të cilët përfaqësojnë pikëpamje të ndryshme. Ato janë paraqitje interaktive bashkëkohore për të edukuar njerëzit dhe për t’i zbavitur ata…

Nëpër disa eksponate madje mund edhe të ecësh nëpër një rikrijim të Nazaretit, qyteti i lindjes së Jezu Krishtit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: