Është kthyer në një traditë tashmë për Kreun e Shtetit Ilir Meta të vizitojë trojet shqiptare. Ashtu ka bërë edhe këtë fundjavë.

Përmes një statusi në Facebook, Meta thotë se ndodhet në Poçem të Mallakastrës, vendi fisnik që sipas tij, ka nxjerrë burra të shquar, trima e patriotë që i kanë dhënë nder dhe lavdi historisë së shqiptarëve në shekuj.

“Shumë i lumtur të jem sot në Poçem të Mallakastrës fisnike, të burrave të shquar, trima e patriotë, në këtë vend të shenjtë të tre Besëlidhjeve të mëdha për liri, pavarësi dhe dinjitet kombëtar, që i kanë dhënë nder dhe lavdi historisë së shqiptarëve në shekuj”,- thotë Meta.

  • foto galeri
  • foto galeri

Përmes një statusi tjetër, Presidenti shton: “Kombi ynë është i bekuar që ka një krahinë kaq patriotike, atdhetare dhe heroike si Mallakastra. Tre Besëlidhjet e Poçemit në vitet 1847, 1920 dhe 1943 ishin frymëzim mbarëkombëtar për kryengritje mbarëpopullore kundër pushtuesve. ??”.

  • foto galeri
  • foto galeri

Presidenti, duke iu referuar historisë shprehet po ashtu se Mallakastra u dogj, por kryengritja nuk u shua.

“Pas Pezës heroike, Mallakastra ishte krahina e dytë në Shqipëri që përjetoi rrethimin më ndëshkues dhe më mizor të 20 mijë trupave pushtuese në korrik 1943.
Mallakastra u dogj, por kryengritja nuk u shua. Qëndresa heroike e burrave dhe e djemve të saj, jo vetëm kaloi kufijtë e kësaj krahine, por frymëzoi të gjithë vendin në luftën për liri, duke dhënë një kontribut madhor për çlirimin e Shqipërisë. Emrat e Heronjve të Popullit Dervish Hekali, Dino Kalenja, Ramiz Aranitasi dhe qindra dëshmorëve të cilët dhanë jetën për lirinë do të mbeten të paharruar. ??”,- thuhet në statusin e tij.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb