Presidenti i Zimbabve, Robert Mugabe ka festuar 92-vjetorin e lindjes. Për organizimin e ditëlindjes së tij janë shpenzuar një milion dollarë pavarësisht faktit se ky vend është duke përjetuar një krizë të rëndë ekonomike.

Kremtimin e ditëlindjes kanë mundur ta shikojnë miliona njerëz nga e mbarë bota, në një transmetim të drejtpërdrejt në televizionin kombëtar.

Lideri i këtij vendi i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Grace dhe qindra mbështetës, kanë marrë pjesë në lëshimin e 92 balonave në ajër përpara monumentit “Zimbabveja e Madhe”.

Në nder të presidentit, fëmijët lexuan poezi kushtuar atij, kurse sa i përket ahengut besohet se janë shpenzuar plotë 800.000 dollarë.

Pikërisht ishte kostoja e lartë e ahengut të organizuar, që ka shkaktuar kritika të ashpra nga ana e opozitës. Lëvizja për Ndryshim Demokratik, e ka quajtur festën si të “turpshme” dhe të “keqkonceptuar”.

“Ajo çfarë e bën këtë festë veçanërisht të turpshme, nuk është vetëm që Mugabe po hedh paratë e qytetarëve të varfër, por që po organizon festë në një pjesë të vendit që është goditur rëndë nga thatësira”, ka deklaruar Eddie Kross nga Lëvizja për Ndryshim Demokratik.

Festa është organizuar në qytetin Masvingo në juglindje të vendit, që aktualisht po përballet me probleme të mëdha të mungesës së ujit të pijshëm për shkak të thatësirës. Megjithatë, nuk është problem vetëm uji i pijshëm.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb