Buzëqeshja e Valerias mbërrin në Venecia. Fotoja gjigante e 5-vjeçares ukrainase, e krijuar nga artisti francez Jr, u bë e njohur sepse revista Times i kushtoi asaj një kopertinë në mars dhe ka qenë e njëjta që u vendos në rrugën Schiavoni në Venezia.

E bërë për herë të parë në Lviv në muajin mars, fotoja, është e njëjta e përdorur për kopertinën e revistës. Fotografia është bërë nga fotografi Artem Iurchenko në kohën kur Valeriia, e cila ka lindur në Kryvyi Rih, vendlindja e Zelensky, sapo ishte mirëpritur në Poloni me nënën e saj.


  • foto galeri

Siç raporton La Nuova Venezia, performanca artistike është krijuar në bashkëpunim me Bienalen. Pëlhura 40 metra e gjatë do të qëndrojë në qytetin lagunor për t’u ekspozuar. Edhe 3 ditë më parë kjo vepër u ekspozuar në rrugët e Berlinit, si një mbështetje për Ukrainën.

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb