Një modele e Playboy ka pohuar se ka mbledhur 8 milionë dollarë nga llogaria e saj në “OnlyFans”, të cilat do t’i shpenzojë për të  blerë klubin e saj të zemrës në futboll, në Kili.

Daniella Chavez, kur të mbledhë fonde të mjaftueshme, shpreson të blejë O’Higgins F.C., klub që luan në ligën më të mirë të Kilit.

35 vjeçarja pohoi se në vetëm dy javë ka fituar 8 milionë dollarë nga llogaria e saj në OnlyFans, por do i duhet të mbledhë një total prej 20 milionë dollarësh në mënyrë që të ketë një shans për të blerë klubin, i cili është i vendosur në qytetin e origjinës së Chavez, Rancagua, në jug të Santiagos.

Chavez ka pranuar se e vetmja arsye që ajo krijoi llogarinë OnlyFans ishte për të mbledhur fonde të mjaftueshme për të blerë O’Higgins pasi ajo është një tifoze e zjarrtë e klubit të futbollit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

O’Higgins aktualisht është në pronësi të biznesmenit kilian Ricardo Abumohor.

“Unë besoj se me ekipin tim drejtues, ne mund t’i bëjmë gjërat më mirë, të kthejmë në Rancagua një ekip fitues, me aspirata. Jo duke luajtur vetëm për të marrë pjesë. Unë dua një ekip fitues që lufton për gjithçka”, tha aspirantja për Presidente e klubit.

O’Higgins u detyrua të lëshonte një deklaratë duke thënë se ata nuk e kishin përjashtuar mundësinë e blerjes së klubit nga Chavez, pasi më parë një anëtar i kryesisë së klubit tha se nuk kishin p;lanë për t’u ulur në bisedime me modelen e Playboy.

Chavez reagoi ndaj udhëheqjes së O’Higgins dhe i akuzoi ata për seksizëm.

“Ricardo Abumohor e nxori në shitje dhe tani që dua ta blej më thonë jo! Mendova se ky njeri ishte më serioz dhe jam i sigurt se mund të bëj shumë më tepër për klubin se ai… Unë jam nga Rajoni, jam tifoz dhe ai jo! Me sa duket Abumohor dëshiron të shesë klubin përveç rastit kur një grua dëshiron ta blejë klubin”, tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: