Një ditë pas publikimi të një video në media ku shihej një person që pinte kokainë në një lokal, ndërsa thuhet se është kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, ky i fundit ësht marrë sot në pyetje nga Prokuroria Speciale Antikorrupsion. Për rreth 1 orë e 20 minuta kryebashkiakuka dhënë dëshminë e tij para prokurorëve të çshtjes, ndërsa shoqërohej nga avokati i tij, Petrit Ismaili.

Gazetarja Klodiana Lala në një raportim live për ‘News24’ nga jashtë ambienteve të Prokurorisë, pohoi se kreybashkiaku Alla nuk pranoi të jepte komente te gjata për mediat, teksa dilte nga ky institucion. Alla tha se komentet i ka dhënë në prokurori. Po ashtu kryebashkiaku pohoi se çështjen e pezullimit të tij nga detyra apo jo e ka në dorë drejtësia.

“Do bisedojmë herë tjetër. Do kemi kohë. Sot s’kam komente. Komentet i kam në prokuroi. E ka në dorë drejtësia këtë (Pezullimin nga detyra)”, pohoi Alla. Burime për gazetaren Lala thanë se gjatë marrjes në pyetje Alla mësohet të ketë mohuar akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Ndërkohë, avokati i tij, Ismaili theksoi se presin që situata të sqarohet, ndërsa shtoi se video është e paqartë. “Nuk duam të prononcohemi. Alla nuk dha asnjë deklarim. Presim të sqarohet, se pranon absolutisht. Do sqarohet situata. Video është montazh, është e paqartë”, tha avokati.

HETIMI I SPAK
Kujtojmë se sot SPAK njoftoi se ka nisur një hetim ndaj Allës, ndërkohë që ky i fundit ka hedhur poshtë akuzat ndaj tij. Përmes reagimeve kryebashkiaku Alla pohoi se në video nuk ishte ai dhe se gjithçka ishte e montuar nga PD, ndërsa shtoi se për ekzistencën e saj kishte dijeni që një vit më parë.

“Prokuroria ka hapur një çështje penale, për akuzën e prodhimit dhe mbajtjes pa leje të lëndëve narkotike. Prokuroria ka sekuestruar pamjet filmike. Mbetet për t’u parë nëse do të arrijë të sekuestrojë pamjet origjinale, pasi me ato mund të arrijë të ketë një provë të fortë.”, tha gazetarja Klodiana Lala në një lidhje direkte për ‘News24’.

Po ashtu ai tha sot se do të depozitonte një padi ndaj ish-deputetit të PD-së Ervin Salianji, për akuzat që ky i fundit lëshoi ndaj Allës, ku deklaroi se personi në video është kryebashkiaku i Bulqizës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb