I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Ferdinand Samarxhi ka folur në kuadër të kremtimeve të festës së Krishtlindjes, teksa u shpreh se simbolika e datës 25 dhjetor është shumë e rëndësishme për besimtarët e krishterë.

Gjatë bisedës në studio ai gjithashtu theksoi se mesnata e sotme është një festë që gëzon të gjithë rruzullin, ndërsa më tej përmendi karakteristikat e kësaj feste dhe historikun e saj.

“Është një nga ngjarjet më të mëdha, festohet në rreth 1 miliard e 600 milionë njerëz.  Jo më kot Krishti lind dhe jeton për të gjithë njerëzit e lënë mënjanë. Krishti që vjen sonte, vjen si shpëtimtar. Është ceremoni simbolike njerëzore.

Dashuria u mungon njerëzve në zemrën dhe shpirtin e njerëzve. Kjo datë nuk është vetë data e lindjes së Jezu Krishtit, por ka qenë një datë e festimeve të ndryshme ku njerëzit kërkonin ditët e lindjes së diellit.

Krishti erdhi me misionin e madh dhe human. Lindja e tij është një filozofi e terë, ai erdhi për të mbjellë dashuri dhe për të fisnikëruar njerëzit. Dhurata është shenjë simbolike, një shprehje se Krishti vjen me mesazhe të mëdha për dashuri, për jetën, se njerëzit duhet të bashkëjetojnë. Pema vjen si vazhdimësi e jetës”, u shpreh ai ndër të tjera.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb