I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Ferdinand Samarxhi, u shpreh se simbolika e datës 25 dhjetor është shumë e rëndësishme.

Gjatë bisedës në studio ai gjithashtu theksoi se mesnata e sotme gëzon të gjithë rruzullin.

“Mesnata e sotme gëzon të gjithë rruzullin. Simbolika e datës 25 dhjetor është shumë e rëndësishme. Në histori njerëzit e kanë adhuruar 25 dhjetorin. Sonte kambana ndizet si një shprehje e dritës në të gjithë botën. Mesazhi i Krishtit është një mesazh shprese. Krishti vjen sonte me shpresën e madhe që ndërtoi paqen në shpirt, pasi dashuria dhe paqja është e cunguar tek njerëzit. Ai kërkon të mbjellë paqen tek njerëzit. Me këtë mesazh të mëdha vjen ai sonte”, tha më tej Samarxhi.

Ndërsa u ndal tek simbolet, Samarxhi tha se pema është një simbol i festimeve. Po ashtu ai u shpreh se Pema simbolizonte praninë e Krishtit në çdo familje .

Sa i përket babagjyshit, ai theksoi se kjo festë e madhe dhe Viti i Ri nuk mund të festohet pa Babagjyshin, ndërsa tha se ka qenë një personal real historik . ‘Në simbolikën e tij dashuria shprehej nëpërmjet dhuratave”, tha ai më tej.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb