COVID-19 cilësohet si shkaktari kryesor në rritjen e vdekshmërisë tek të sëmurët me kancer. Ekspertë të ISHP e konfirmojnë këtë fakt bazuar në statistikat paraprake të vdekshmërisë për periudhën janar – shtator 2020.

Eksperti i ISHP, doktor Alban Ylli tërheq vëmendjen ndaj numrit të lartë të vdekjeve të shkaktuara nga kanceri i pulmonit që mbetet tumori më vrasës në popullatë.

Gjatë vitit pandemik 2020 në spitalin onkologjik në QSUT janë regjistruar tre jetë të humbura në radhët e pacientëve pasi ata janë infektuar nga koronavirusi. Por drejtori mjekësor i spitalit Helidon Nina pohon se vdekjet kanë ardhur nga komplikacionet e sëmundjes së kancerit dhe jo nga virusi.

Nga ana tjetër titullari i spitalit onkologjik pranon se ka pasur një lloj stepje të pacientëve me kancer për t’iu drejtuar QSUT gjatë periudhës së pandemisë çka ka sjellë avancim të klinikës së kancerit në disa pacientë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb