Nga plazhi i Divjakës ku u ndal në një takim me bizneset dhe operatorët turistikë, kreu i PD-së Lulzim Basha premtoi anulimin e koncesionit Milot-Fier, një rrugë fantazëm, siç e quajti ai. Basha tha se nuk do njohë asnjë koncesion apo vendim korruptiv të marrë 12 muaj para zgjedhjeve.

“Ndërsa biznesi po shkon drejt falimentimit dhe qindra vende pune mbyllen çdo ditë, Edi Rama planifikon që 1.2 miliardë euro t’i japë për koncesionin e një rruge fantazëm, Milot-Fier. Kjo rrugë në pjesën më të madhe është ndërtuar gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, por RAMAVIRUSIT i duhet si alibi për t’i dhuruar miliona euro oligarkëve, në turravrapin e fundit korruptiv të një qeverie në ikje.

Ne nuk do të njohim asnjë koncesion apo vendim korruptiv të marrë 12 muaj para zgjedhjeve. Qeveria jonë do të rishqyrtojë ligjshmërinë dhe konfliktin me interesin publik të të gjitha vendimeve që janë marrë.

Taksa 9% për biznesin, heqja e “taksës Rama” për naftën dhe moratoriumi 1 vjeçar për inspektoriatet, do të jenë vendimet tona të para në dobi të ekonomisë dhe turizmit. Këto janë masat e para stabilizuese për të vendosur normalitetin në vend.

Paratë e shqiptarëve nuk do të shkojnë më për oligarkët, për tenderat, koncensionet e PPP-të e tyre, por do të shkojnë për investimeve publike që i shërbejnë ekonomisë, punësimit dhe mirëqenies së qytetarëve. Paratë që sot shpërndahen në skema korruptive, do të shkojnë tek fermeri, biznesi i vogël, sipërmarrësi i ndershëm, për të zhvilluar dhe promovuar ekonominë dhe turizmin si gjenerator me potencial të madh për zhvillim dhe punësim”,- tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb