Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar sot një denoncim të qytetarit dxhital, ku ky i fundit denoncon autoritetet se ka paguar shumë të madhe parash për taksat.

Bëhet fjalë për një emigrant shqiptar që jeton në Itali dhe që posedon një banesë në Malin e Robit.

Sipas tij, taksat që ai duhet të paguante sipas tij padrejtësisht janë 26260 leke te reja. Berisha thekson se në vjeshtë nuk ka para për rrogat dhe pensionet, ndaj edhe qeveria mbush arkën e shtetit me gjoba.

DENONCIMI TE BERISHA
Çmëndet qeveria me gjoba. Kërkon të mbush arkën bosh nga rënia dramatike e turizmit. Emigrantët viktimat kryesore të gjobëvënies qeveritare. Stop gjobave për të mbushur orkën bosh.
? Lexoni denoncimet e qytetarve dixhital. sb
Mirmjesi doktor,kam qene me pushime ne Shqipri kam nje shtepi tek Mali i Robit kam ba pagesat tek njesia administrative golem kam paguar edhe ne bashki taksen e bashkise dhe i kam dorzuar dhe i mora tani duhet te aplikoi te E Albania nepermjet nje noteri qe done nga 4000-5000 leke te reja plus 9000 leke te reja sapo arrita ne Milano me ka ardhur nje l’eterno te paguai 26260 leke te reja po te dregoi edhe letren e kryehajdutit te bashkisë Kavaje qe falin ccdo dite leke tek inceneratorët ju lutem anonim se me prishin pune te certefikata e pronsise me respekte Sh. N., po te dregoi foto sikur ma ccoi Administratori i pallatit te Mali i Robit. Te flm.
Ja erdhëm sot tek një ‘bombë’, e cila ka plasur sepse qeveria nuk ka më lekë të paguajë rrogat e pensionet në vjeshtë, ndaj do të nisë një operacion të madh gjobash për të mbushur buxhetin. Sezoni turistik nuk është aq i pasur sa të mbushë arkën sipas planifikimeve, ndërkohë që në shtator do të duhet të paguhet kësti i borxhit të tmerrshëm që ka marrë gjithë këto vite qeveria.
Nuk ka para shtetit
Po kush e lejoi këtë abuzim gjigand që sot shpërtheu?!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb