Një automjet “Porsche” luksoz që qarkullonte si pa të keq në rrugët e Beratit pas orarit të lejuar dhe kur i gjithë qyteti ishte karantinuar u kap nga policia dhe u sekuestrua.

Mjeti “Porsche” me targa AA 333 YS u sekuestrua, ndërkohë që drejtuesit të mjetit iu hoq leja e drejtimit për 3 vjet. Masa ndëshkimore nga policia u morën edhe për dy shtetas nga fshati Dyshnik, të cilët shkelën rregullat dhe në kundërshtim me aktin normativ dhe organizonin grumbullime në fshat.

Një 55-vjeçar dhe një 21-vjeçar u gjobitën më 100 mijë lekë (të vjetra) dhe iu sekuestrua automjeti për 3 muaj. Drejtoria Vendore e Policisë Berat deklaron se forcat e policisë do të monitorojë 24-orë të gjithë territorin e qarkut Berat dhe nuk do të kursejnë së ndëshkuari askënd që shkel rregullat në këtë situatë të rënduar që po kalon vendi ynë,nga virusi Covid-19.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: