Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, ka publikuar në rrjete sociale disa video nga momenti i takimit me presidentin e Këshillit Europian Charles Michel , i cili ditën e sotme ka vizituar Kievin.

“Diskutuam për sanksionet kundër Rusisë, mbrojtjen dhe mbështetjen financiare të shtetit tonë. Faleminderit këtë takim kuptimplotë dhe për solidaritetin e treguar me popullin e Ukrainës”, shkruan Zelensky bashkangjitur videos së publikuar .

Presidenti i KE-së zhvilloi sot një vizitë të papritur në Kiev, ndërsa në një reagim në Twitter shkruan: “Në zemër të një Europe të lirë dhe demokratike”.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb