Festa e Njësisë Administrative Lunik është një nga festat tradicionale që zhvillohet çdo vit në vendin e quajtur Fusha e Letmit në Parkun Kombëtar “Shebenik-Jabllanicë”.

Kjo festë organizohet nga banorët e zonës në mbështetje të traditës dhe turizmit të zonës.

Në këtë festë nuk munguan aktivitetet artistiko – kulturore si dhe gastronomia tradicionale e zonës.
Edhe administrata e Zonave të Mbrojtura të Elbasanit (AdZM Elbasan) ishte pjesë e këtij aktiviteti me materialet promovuese duke përcjellë mesazhe sensibilizuese tek komuniteti që mirëmenaxhimi i burimeve natyrore, promovimi i produkteve tradicionale të zonës ndikon në zhvillimin e turizmit.
lun-350x197

Pjesë e këtij aktiviteti ishin edhe një grup vizitorësh të rastit që vazhdonin guidën e tyre turistike në Shpellën e Akullit që ndodhet në këtë park. Morën pjesë dhe shumë qytetar të ardhur nga Elbasani dhe Librazhdi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: