Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ të Nisida Tufës në News24 ka lënë të nënkuptohet se dy partitë më të mëdha opozita mund të garojnë në lista të veçanta.

Kur Kryemadhi u pyet për mënyrën se si opozita do të shkojë në zgjedhje, ajo theksoi se kjo do përcaktohet më vonë, por siguroi se simboli i LSI nuk ikën nga fleta e votimit, gjë që nënkupton se partia e saj do të udhëheqë një koalicion.

Po ashtu ajo tha se me Kodin e Ri Zgjedhor opozita merr 100 mandate, 14 më shumë se çdo merrte me ligjin vjetër.

”Ne sot janë algoritme matematikore dhe sjellje politike.

Me ligjin e vjetër opozita ka 86 mandate, po të kalkulohen 100 mandate. Sepse deputetit me ligjin e vjetër i duhen 13 mijë vota, me të riun 10 mijë vota. Do të kalkulohen dhe kemi 100 mandate me ligjin e ri. Për çështjen e koalicioneve do të flasim më vonë, kur ndryshimet e Kodit Zgjedhor të hyjnë në fuqi. Ndërsa një gjë është e sigurt, simboli i LSI nuk largohet dhe nuk ikën nga fleta e votimit”- tha Kryemadhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: