KORÇË

Një i ri është arrestuar nga policia e Korçës pasi akuzohet se ka kanosur me mjet të mprehtë, për shkak të detyrës punonjësit e policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. F., 22 vjeç, banues në Korçë.

Shtetasi i mësipërm, pasi ka hyrë në ambientet e zyrës së pritjes së qytetarëve në Komisariatin e Policisë Korçë, në gjendje të dehur, ka fyer dhe ka kanosur për shkak të detyrës punonjësit e policisë, me një mjet të mprehtë i cili iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: