Duke qenë se vaksina e aprovuar rishtazi, prodhim i kompanisë “Moderna” është shumë më e lehtë për tu trajtuar sesa ajo “Pfizer/Biontech” për sa i përket transportit dhe magazinimit, ajo do të mund të injektohet edhe në ordinancat e mjekëve të praktikës së përgjithshme.

Të kujtojmë: “Moderna” nuk ka nevojë të ruhet në temperaturën prej minus 70 gradësh celsius në gjithë ciklin e shfrytëzimit të saj, siç ka nevpjë vaksina “Pfizer/Biontech”, shkruan albinfo.ch.

Mjekët e përgjithshëm (të sistemit të mjekëve familjarë ose “të shtëpisë”) në Cyrih mund të fillojnë vaksinimin kundër koronavirusit që në javën e ardhshme, raporton srf.ch.

Për një hap të parë në këtë drejtim, Kantoni i Cyrihut pritet të marrë 33,500 doza të vaksinës së aprovuar “Moderna”.

165 ordinanca mjekësore tashmë janë informuar se ato mund të porosisin deri në 100 doza vaksinash në qendrën kantonale të barnave, transmeton albinfo.ch. Për këtë qëllim, shoqata mjekësore ka zgjedhur ordinancat që trajtojnë më shumë se 200 pacientë me rrezik të lartë, që do të thotë pacientë mbi 75 vjeç ose me sëmundje serioze të mëparshme.

Departamenti i shëndetësisë i Kantonit të Cyrihut e ka konfirmuar një artikull në “NZZ” i cili bënte fjalë për këtë mundësi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: