Pritja e ëmbël e Nedës dhe Ogrenit u finalizua lumturisht me ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë. Çifti i famshëm i “Big Brother” janë bërë prindër të një djali. Ata kanë vendosur që të voglin ta quajnë Serzh. Siç shihet edhe në foto, dy të rinjtë shfaqen më të dashuruar se kurrë me njëri-tjetrin duke shtrënguar edhe Serzh-in në krahë.

Neda dhe Ogreni u njohën dhe u dashuruan gjatë pjesëmarrjes së tyre në reality show-n e “Top Channel”, “Big Brother”. Pas disa vitesh lidhjeje e bashkëjetese, ata e zyrtarizuan marrëdhënien e tyre jo me një dasmë, por me vendim shumë më të rëndësishëm, atë për t’u bërë prindër.

 

(m.k/Bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: