Gjykata e Arbitrazhit në Lozanë i dha të drejtë Nedim Bajramit të aktivizohej me Kombëtaren shqiptare dhe u mendua se ai do të ishte gati që për ndeshjen ndaj Polonisë më 2 shtator në Varshavë.

Por mesfushori shqiptar nuk do të jetë i gatshëm për Shqipërinë kundër Polonisë. Bajrami nuk arriti të sigurojë lejen në kohë nga Empoli. Megjithatë, nuk ka vend për më tepër frikë sa u përket ndeshjeve të mbetura të shtatorit.

Empoli ka zyrtarizuar me njoftimin në rrjetet sociale se Bajrami do të jetë gati për Kombëtaren tonë në dy ndeshjet ndaj Hungarisë dhe San Marinos, duke përforcuar më tepër organikën e Rejas.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb