Nedim Bajrami ishte një nga lëvizjet surprizë të legjionarëve kuqezi në këtë merkato vere. Fantazisti zgjodhi jo vetëm të largohet nga Sassuolo, por edhe nga Italia, duke u transferuar në Skoci ku firmosi me gjigandët e Glasgow Rangers, me këta të fundit që paguan 4 milionë euro për kartonin e tij. Pas angazhimit të tij me përfaqësuesen kuqezi, Bajrami është në dispozicion me kohë të plotë të ekipit të tij të ri. Bajrami zhvilloi edhe seancën e parë zyrtare, ndërsa theksoi se është gati të zbres në fushë:
“Unë jam gati pasi kam luajtur dy ndeshje me Shqipërinë, por varet nga trajneri nëse do të jem në fushë apo jo. Këtu kam presion, por më pëlqen kjo gjë. Unë gjithmonë do të bëj më të mirën për ekipin, do të përpiqem që të shënoi sa më shumë apo të asistoj. Unë mund të luaj në krahun e majtë, por preferoj të luaj si numër “10”. Megjithatë, unë do të luaj aty ku do të më kërkohet. Mendoj se mund ta ndihmoj ekipin me përvojën ndërkombëtare që kam. Jam ende i ri, por kam shumë përvojë dhe dua ta shfrytëzoj. Dua të fitoj trofe, të bëj më të mirën për ekipin dhe tifozët”, u shpreh Bajrami në konferencë për shtyp.
(BalkanWeb)