Zv.Presidenti i Juventusit, Pavel Nedved konfirmon se Ronaldo do të qëndrojë në Torino.

Ai thotë se më datën 26 korrik Ronaldo rikthehet tek Juventus për të filluar me përgatitjet për sezonin e ri.

Sa i përket Dybalas, Nedved shpreson se gjithçka do të zgjidhet kurse me Chiellinin do të bisedojë pas pushimeve të mbrojtësit

“Ronaldo do të kthehet për datën 26, ai do të kthehet dhe do të qëndrojë me ne. Dybala, agjenti i tij pritet në Torino në ditët e ardhshme, do të ketë një takim, gjithçka do të zgjidhet. Allegri? Ai u kthye i uritur. Chiellini do të flasim pas pushimeve të tij. ”- tha Nedved.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb