NEW YORK- “Kemi bërë përparime, diferencat janë ngushtuar, megjithatë mbetet akoma për të bërë”, deklaroi presidenti amerikan, Barack Obama në një intervistë për televizionin amerikan CBS, duke iu përgjigjur pyetjeve për negociatat me Teheranin për çështjen bërthamore iraniane.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme që të mos negociojnë më me Iranin nëse Teherani nuk do të respektojë kushtet që kanë të bëjnë me kufizimin e kapaciteteve të tij bërthamore si edhe me pranimin e kontrolleve”, theksoi presidenti amerikan.

“Muajin e ardhshëm do të jemi në gjendje të përcaktojmë nëse sistemi i tyre do të jetë në gjendje të pranojë një marrëveshje jashtëzakonisht të arsyeshme”, shtoi ai.

“Dhe, nëse do të ketë transparencë, nëse do të jemi në gjendje të verifikojmë se ata nuk janë duke zhvilluar një armë bërthamore, atëherë do të kemi një marrëveshje, por mbetet që ata të pranojnë verifikimet dhe kufizimet e programit, për të cilat deri tani kanë thënë ‘jo”, deklaroi presidenti amerikan, Barack Obama.

 

(m.k/BalikanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb