Pesë vende të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, SHBA, Rusia, Kina , Britani dhe Franca janë zotuar të parandalojnë përhapjen e armëve bërthamore.

Ky qëndrim i pesë vendeve u bë i ditur në një deklaratën e dhënë në një konferencë të përbashkët.

‘Ne deklarojmë se nuk mund të ketë fitues në një luftë bërthamore, dhe një luftë e tillë nuk duhet të fillojë kurrë’, thuhej në deklaratën e përbashkët nënshkruar nga Kremlini.

Në konferencën për Traktatin e Mospërhapjes, Kina, Shtetet e Bashkuara, Franca, Britania e Madhe dhe Rusia nënvizuan gatishmërinë e tyre për të “punuar me të gjitha shtetet për të bërë përparim të mëtejshëm në çarmatimin e armëve bërthamore, me synimin për një botë të lirë.

Nga ana tjetër, gjithashtu janë duke u zhvilluar negociata edhe me Iranin për të krijuar një mjedis më të sigurt.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb