Opozita nuk është e përçare! Kjo është deklarata që vjen nga dy aleatët e Lulzim Bashës, kryetarit të Republikaneve, Fatmir Mediu dhe atij të Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, të cilët së bashku me LSI-në, ishin partitë që depozituan kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet e dekretuara nga Presidenti më 13 tetor.

Por edhe pse deklarojnë se midis opozites nuk ka percarje, Mediu dhe Duka ndahen në disa pika. Agron Duka i qendron linjës së Bashës, kur thotë se opozita nuk negocion dhe nuk hyn në zgjedhje me Ramën kryeministër, ndersa Fatmir Mediu është pro negociatave, por jo të drejtpërdrejta mes dy liderëve politikë Basha e Rama.

Një pikë tjetër ku ndahen dy aleatët është edhe djegia e mandateve. Duka e cilësoi si të detyrueshëm këtë hap të opozitës, ndërsa Mediu shprehet se opozita duhet ta kishte vazhduar luftën e saj në parlament.

Kreu i Republikanëve dhe ai i Partisë Agrare ambientaliste ndajnë të njëjtin mendim në lidhje me aksionin e opozitës këtë sezon të ri politik. Sipas tyre protestat popullore do të shoqërohen edhe me takime me popullin për t’iu ofruar atyre alternativën qeverisëse të opozitës.

Dy aleatët e Bashës, mbështesin qëndrimin e Presidenit Meta dhe tentativat e tij për të gjetur një zgjidhje të krizës.

Në ditet në vazhdim opozita e bashkuar pritet të mbajë një takim, ku do të diskutohen edhe hapat konkrete të cilat do të ndiqen, për të arritur atë cfarë opozita ka synim, zgjëdhje të lira e të ndërshme të cilat sipas saj, duhet të realizohen nga një qeveri tranzitore, pa Ramën kryeministër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb