Nënkryetari i LDK, Lutfi Haziri ka konfirmuar se tashmë kanë filluar negociatat mes partive qeverisëse për të gjetur mundësinë për zgjedhjen e një Presidenti të ri.

Me dorëheqjen e Hashim Thaçit nga posti pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale, Vjosa Osmani qëndron në detyrë dhe Kushtetuta nuk ja lejon më shumë se 6 muaj prandaj palët duhet ët nxitojnë.

Pretendime serioze ka shfaqur AAK e cila tashmë ka dalë hapur se do Ramush Haradinajn për President ose largohet nga qeveria për të çuar vendin në zgjedhje, kurse Lutfi Haziri i LDK ka hedhur një propozim që të jetë Isa Mustafa.

 

“E para, duhet me nënvizu që Qeveria e pakicës edhe më tutje mbahet në kuadër së marrëveshjes së partnerëve: LDK, AAK, NISMA dhe minoritetet. Përderisa vendi i presidentit dhe mosarritja e një marrëveshje për president, lë hapësirë për vazhdimin e negociatave lidhur me mundësinë e zgjedhjes së presidentit nga ana e partnerëve të koalicionit në koordinim edhe me opozitën. Nëse kjo nuk ndodhë atëherë duhet me gjetë një alternativë tjetër e cila i jep mundësi ose të zgjidhet Presidenti ose të ketë zgjedhje të reja parlamentare”, ka thënë Haziri.

“Deri atëherë edhe më tutje po vazhdojmë me bisedime lidhur me gjetjen e mundësisë së zgjedhjes së presidentit. Qeveria në anën tjetër është e pacenueshme dhe pa atakume në funksionim të saj si ekzekutiv”, deklaroi Haziri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb