Opozita maqedonase ka vijuar sërish protestën ditën e sotme në Shkup dhe në 15 qytete të tjera. Kjo protestë vjen për të shprehur revoltën ndaj kontestit mes Shkupit e Sofjes.

VMRO DPMNE-ja akuzon pushtetin për negociata sekrete me palën bullgare, në dëm të identitetit maqedonas, gjuhës, kulturës, zakoneve dhe pakicës maqedonase në Bullgari.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë Zaev, me pretendimin se për identitetin nuk ka legjitimitet të negociojë për asgjë, aq më pak për integrim në Unionin Evropian, e cila në thelb bazohet në shumë-llojshmërinë e popujve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb