TIRANE– I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili në News24, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste dhe aleati i Bashës, Agron Duka tha se më mirë që nuk u hapën negociatat tani sepse politika vuan nga disa plagë që duhen shëruar dhe nëse hapeshin negociatat kjo gjendje do të bashkëjetonte me shoqërinë shqiptare.

“Them më mirë që nuk u hapën tani, pasi politika vuan nga disa plagë që duhen shëruar dhe nëse hapeshin negociatat kjo gjendje natyrisht do të majiseshin dhe do të bashkëjetonte me shoqërinë shqiptare.

Nuk kam qenë në dijeni të ndonjë lobimi të tillë kundër negociatave nga PD. Me aq info sa kam nuk di të jetë marrë iniciativa të tilla lobuese kundër hapjes së negociatave. PAA është në aleancë me PD dhe nëse vërtetohet diçka e tillë ne do shohim marrëdhëniet tona me PD”- tha Agron Duka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: