Numri dy i PS, Taulant Balla ka deklaruar në emisionin ‘Real Story’ të Sokol Ballës në “News 24” se për shkak të vetos franceze për reformimin e BE para se të hapen negociatat, nuk është dëmtuar vetëm Shqipëria, por i gjithë Ballkani Perëndimor.

Madje, sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste deklaroi se edhe vetë Franca nuk e di se cila është formula ideale për të reformuar BE-në.

Mes të tjerash socialisti nuk e sheh qëndrimin e Francës të lidhur me azilkërkuesit shqiptarë. Sipas tij Franca ende nuk e ka të qartë sesi do të veprohet.

“Ne mes kërkesës së Francës për të ndryshuar tërësisht mënyrën e raportimit të procesit të negociatave, u është kërkuar Komisionit Europian të bëjnë një organizim të ri. Edhe francezët nuk e dinë se cila është formula ideale për të ndryshuar. Komisioni Europian nuk di nga Këshilli Europian se ç’të bëjë, jo vetëm me Shqipërinë, por edhe më Serbinë dhe Malin e Zi, deri kur të ndajë rolet. Pra nuk bëhet fjalë vetëm për Shqipërinë, por bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor”, deklaroi Balla.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: