TIRANË

Anne Mulder, deputet i parlamentit holandez dhe njëherësh reporter për Ballkanin Perëndimor ndodhet për një vizitë pune në Tiranë.

Ai ka deklaruar se pjesë e axhendës së diskutimeve në Tiranë është integrimi në Bashkimin Europian dhe përmbushja e reformave në Shqipëri.

Gjithashtu deputeti Mulder foli edhe për çështjen e rikthimit të vizave, ndërsa shtoi se kjo pjesë do të diskutohet në Holandë në kohën kur deputetët e Kuvendit të Shqipërisë do të jenë për vizitë atje.

“Objektivi i vizitës është procesi integrimit europian dhe axhendën e reformave. Këtu për të vijuar dialogun duke pasur parasysh vendimmarrjen për hapjen e negociatave dhe diskutimet tona në parlament kanë qenë shumë pozitive.

Jemi informuar për diskutimet mbi vendimin e parlamentit holandez mbi çështjen e liberalizimin e vizave ka pasur impakt, por kjo çështjen nuk është diskutuar. Kjo çështje do diskutohet gjatë vizitës së deputetëve shqiptarë gjate në parlamentin hollandez. Do presim vlerësimin e Komisionit Europian për Shqipërinë, që me pas të vendosim mbi çështjen e hapjes së negociatave për anëtarësim”-tha ai.

Ndërkohë delegacioni i deputetëve holandezë, u shoqërua me masa më të larta policie, kjo edhe për të shmangur ndonjë incident të mundshëm pas vendimit të parlamentit në holandez për rikthimin e vizave.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb