FRANCË

Në maj në Samitin e Zagrebit do të vendoset fati i negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE. Ai i Brukselit më 17- 18 tetor të 2019 dështoi pasi Macron kërkoi moshapjen e tyre sepse kërkon reformim të BE. Pas tij pasuan Holanda dhe Danimarka.

Por në një takim me kryeministrin e Kroacisë Andrej Plenkoviç, Macron është shprehur se Franca kërkon që Samiti i Zagrebit të ketë sukses.

“Unë i ndaj përpjekjet tuaja që samiti në Zagreb në maj të arrijë unitet dhe se është një sukses për Evropën. Franca ka propozuar një metodë të re për procesin e zgjerimit në mënyrë që të mos jetë vetëm një proces burokratik, por një rrugë me të vërtetë politike përpara e cila mund të të përshpejtohet dhe të kthehet mbrapa dhe që përmban kushte dhe gjithashtu, përfitime konkrete për vendet kandidate “, tha Macron, i cili së bashku me kryeministrin Plenković dhanë një deklaratë për shtyp para një dreke pune në Pallatin Elysee.

Nga ana tjetër Kroacia kryeson Presidencën e BE-së dhe Presidenti i ri i Kroacisë, Zoran Milanoviç i cili është zotuar se do të punojë gjatë kryesimit të Presidencës për hapjen e negociatave të Shqipërisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb