Kancelari austriak Karl Nehammer deklaroi se do ishte absurde që vendi i tij të mos qëndronte krah Shqipërisë për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian.

Ndërsa fliste në Forumin Europian Wachau, ai tha se ka shumë sfida që duhen trajtuar sidomos ne lidhje me tensionet etnike.

“Takimi i Këshillit ishte diçka që më la shenjë dhe përpara mbledhjes në Këshill të liderëve të BE patëm konferencë të liderëve të Ballkanit. Çështja është komplekse. Ka shumë njerëz në Austri të cilët mendojnë se mund të venë në pikëpyetje angazhimin tonë dhe timin si kancelar për të përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor në BE.

Arsyeja e parë është për vendndodhjen tonë të biznesit, Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm. Arsyeja e dytë është çështje sigurie, bashkëpunimi, shkëmbimi informacioni, krimi organizuar, trafikimi që s’njohin kufij.

Duhet t’i besojmë njëri-tjetrit. Gjëja më e madhe është të shkëmbejmë informacion. Arsyeja tjetër është kultura, afërsia me me, na bën bashkë. Ne mund të jemi krenar për këtë, na pasuron.

Sa absurde do ishte që një kancelar austriak nuk do rrinte krah Shqipërisë për tu bërë pjesë e Europës. Ne mbështetëm pavarësinë e Shqipërisë, kjo na sjell dhe më afër e tregon sa pranë njëri-tjetrin jemi. Kaq shumë ndodhura gjatë kohës, por lidhja e fortë që vjen nga histori, gjithmonë kemi qenë aleatë. Të mos mbetemi në narrativen e vjetër. Historia e Austrisë karakterizohet nga përjetimi i uljeve e ngritjeve, kemi parë fitore e disfata. Dhe sa kohë duhet për këtë.

Keni të drejtë Edi ka shumë sfida që duhen trajtuar sidomos ne lidhje me tensionet etnike, që lidhen me shpërbejnë e ish-Jugosllavisë. Duhet të mësojmë nga historia jonë me përulësi”, tha ai.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: